Trepça në gjysmëfinale të Ligës Unike

by admin
Spread the love

Trepça është gjysmëfinalistja e parë e “Final 8” të Ligës Unike që po mbahet në Vlorë.

Në ndeshjen e parë të serisë çerekfinale, Trepça triumfoi bindshëm ndaj skuadrës së Kamzës që e mposhti me shifrat 90:46.

Skuadra nga Mitrovica ka dominuar tërësisht ndaj Kamzës, ekip që në çerekun e dytë dhe të tretë nuk realizoi më shumë se nga nëntë pikë.

Darnell Edge me 16 pikë e 7 asistime, si dhe Erjon Kastrati me 17 pikë e 6 kërcime ishin më efikasit te Trepça. Te Kamza, vetëm një lojtar e mbylli ndeshjen me pikë dyshifrore. Neema Jonathon Namdar realizoi 15 pikë.

Në gjysmëfinale, Trepça dpo të përballet me fituesin e çerekfinales së dytë mes Tirana Neptun – Golden Eagle Ylli që nis në orën 19:00.

 

 

You may also like