Trembet Lewandowski, hajdutët i grabisin orën e shtrenjtë në mes të ditës

by admin
Spread the love

Robert Lewandowski ka përjetuar një moment aspak të këndshëm në hyrje të qendrës stërvitore të Barcelonës. Sulmuesi polak ishte viktimë e një vjedhjeje në mes të ditës. Dy hajdutë i kanë grabitur një orë me vlerë 75 mijë euro.

“Sport” ka rindërtuar ngjarjen: në timonin e makinës së tij Lewandowski është ndalur në hyrje të qendrës stërvitore “Ciutat Deportiva” për të firmosur disa autografe. Kur papritur 2 hajdutët kanë dalë nga turma, kanë hapur derën e makinës dhe i kanë rrëmbyer orën e çmuar.

Policia ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të gjejë orën, që hajdutët e kishin hedhur poshtë një peme gjatë arratisjes, pasi ishte vetë polaku ai që provoi ti ndiqte i pari. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Twitter

You may also like