Tregu Vienez i Pashkëve hap dyert, vezët me dekore të veçanta “pushtojnë” dyqanet

by admin
Spread the love

Tregu i Vjetër Vjenez i Pashkëve në kryeqytetin austriak Freyung hapi dyert për të 32-tën herë, në mbizotërimin e vezëve të lyera me ngjyra të ndryshme.

Tregtarët janë përgatitur për këto ditë feste, të cilat do të zgjasin deri më 10 prill, me vezë dhe dekore të larmishme.

Pamela Priess është një nga tregtaret të cilat ka nisur dekorimin e dyqanit të saj me simbolin më të rëndësishëm të kësaj feste. Në dyqanin e saj nuk mungojnë dekoret e veçanta, të cilat mund të tërheqin blerësit.

“Ky treg zhvillohet gjithmonë rreth dy javë para Pashkëve. Ka shumë stenda të vogla me shumë produkte të ndryshme, duke përfshirë produkte kulinarie, ushqime, pije, shumë krijime të punuara me dorë. Është një traditë këtu në Austri. Dhe sigurisht, shumë vezë të Pashkëve, të cilat ne i shesim. Këtu në Austri, mendoj se është një traditë familjare të dekorosh vezët dhe t’i varësh, sepse veza është simbol i jetës. Dekorimet e vezës mund të ndryshojnë nga stina në stinë… kështu që stolitë ndryshojnë”, tha Pamela Priess-tregtare.

Vizitorët kanë nisur të tërhiqen nga ngjyrat dhe dekoret vezulluese. Ata shprehen se kjo është një festë e rëndësishme në të cilën kanë mundësi të marrin vezë të zbukuruara për të gjithë njerëzit e afërm.

“Festa më e rëndësishme e gjithë vitit për mua, edhe më e rëndësishme se Krishtlindjet, sepse unë dhe familja ime i marrim shumë seriozisht festimet dhe pavarësisht moshës, vezët e Pashkëve i kërkoj ende me babain tim që më fsheh ato. E njëjta gjë me djalin tim. Ai ende kërkon vezë të Pashkëve edhe pse tani është 22 vjeç“, u shpreh  Suzanne Reinelt- vizitore e tregut.


Top Channel

You may also like