Tre vrapues goditen nga brirët e demave në festivalin e Pamplona, para dueleve vrasëse në arenë (Video-fotot)

by admin
Spread the love

Një amerikan dhe dy spanjollë e pësuan sot duke u shpuar nga brirët e demave në vrapimin e emocionues festivalit të San Fermin në rrugët e kalldrëmta të Pamplona.

Tufa e demave u ndanë në grupe të veçanta, dhe një prej tyre mbeti prapa të tjerëve, duke e bërë kursin të paparashikueshëm për dashamirësit.

Disa vrapues u rrëzuan gjatë mësymjes së demave në rrugët e ngushta, ndërsa në pamjet televizive shihej një prej demave që godiste vrapuesin duke e ngritur në ajër me bri.

Një 29-vjeçar spanjoll u godit me bri në gju ndërsa dy të tjerë u goditën brenda arenës së demave të qytetit, në fund të vrapimit.

Një prej tyre ishte një 25-nga Florida që u godit në këmbë dhe tjetri në 29-vjeçar spanjoll që u godit në mes të këmbëve.

Gjashtë dema e gjashtë qe dolën në kursin e vrapimit teksa njerëzit avanconin anash tyre, duke arritur në fund të itinerarit, brenda arenës së demave në 3 minuta e gjysmë.

Goditja e parë me bri në festival ndodhi të shtunën një spanjoll 39-vjeçar spanjoll u shpua nga briri në të pasme.

Gjashtëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur në festivalin e demave që prej vitit 1910. Vdekja më e fundit ndodhi në 2009 kur një 27-vjeçar spanjoll u godit për vdekje në qafë e në trup.

Prindërit e tij kishin sjellë sivjet tufa me lule në festival për 13 vjetorin e vdekjes.

Në pamjet televizive shihej një dem që godiste vazhdimisht një vrapues duke e përplasur në barrierat e drunjta, dhe më pas teksa sulmonte një tjetër në këmbë.

Spektakli zgjati pak më shumë se tre minuta në itinerarin rreth 900 metra të vrapimit në rrugët e kalldrëmta në veri të qytetit.

Më pas demat dilnin në arenën e toreadorëve të qytetit ku vijojnte trauma e tyre ne duelet vrastare.

Disa vrapues të tjerë u trajtuan për rrëzimet gjatë vrapimit.


Top Channel

You may also like