Tre të arrestuar në Gostivar, gjatë bastisjes policia gjen kokainë dhe heroinë

by admin
Spread the love




Tre persona janë privuar nga liria pasi mbrëmë vonë gjatë bastisjes në një banesë në Gostivar është gjetur heroinë dhe kokainë.

Nga SPB Tetovë informojnë se nëpunës të policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar mbrëmë rreth orës 20 e 30 minuta, në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar, i kanë privuar nga liria L.F. (60) nga fshati Forinë i Gostivarit, Sh.A. (48) nga DObërdolli i Gostivarit dhe E.K. (23) nga Kalishta e Gostivarit.
Gjatë kontrollit të hapësirës në të cilën qëndronte dhe e shfrytëzonte L.F. janë gjetur 20 paketime heroinë dhe kokainë e ngurtë.


You may also like