Tre familje do bëhen me shtëpi, kjo falë sfidës së Noizyt në TikTok

by admin
Spread the love

Lideri i OTR, Noizy mbrëmë zhvilloi një nga sfidat e TikTok përballë një turku.

Gara ishte shumë e ashpër në këtë lojë që ka përfitim financiar.

Qindra mijëra njerëz u bënë pjesë e sfidës, nga ku Noizy grumbulloi miliona “monedha” të cilat të konvertuara në para do të gëzojnë plot tre familje!

Besoni ose jo, me lojën e mbrëmshme do të ndërtohen tre shtëpi.

Lajmin e mrekullueshëm e ka ndarë reperi para pak minutash në rrjetet sociale të tij duke thënë mes tjerash se “puna fillon sot” për ndërtimin e tyre.

Ai ka përzgjedhur zona të ndryshmë të Shqipërisë për t’iu gjendur pranë, familjeve në nevojë. Një shtëpi do të ndërtohet në Kukës, tjetra në Tropojë dhe e treta në Durrës.

Ky rast është vetëm një nga herat kur Noizy i prin iniciativave humanitare. Bamirësinë ai na ka dëshmuar me kohë dhe për të përpos që duhet falënderuar, edhe duhet duartrokitur.


Lexo lajme interesante

You may also like