Transportuesja me 3,000 automjete e përfshirë nga zjarri shkatërrimtar në ujërat pranë Holandës (fotot)

by admin
Spread the love

Një zjarr që ka rënë në një anije transportuese me rreth 3,000 automjete pranë ishullit holandez të Ameland ka lënë të paktën një detar të vdekur dhe ka plagosur më shumë se 22 të tjerë, njoftonin sot autoritetet.

Disa të tjerë ishin detyruar të hidheshin në det nga rreth 30 m lartësi për të shpëtuar.

Një operacion madhor shpëtimi ka nisur në zonën e Detit të Veriut ku ka ndodhur ngjarja, teksa dhjetra anëtarë të ekuipazhin janë dërguar në spital me probleme frymëmarrjeje e djegie nga zjarri që shpërtheu në bord.

Dyshimet e para tregojnë se zjarri ka shpërthyer në bateritë e makinave elektrike.

Zyrtarët në bord thanë se transportuesja kishte të paktën 25 automjete elektrike.

Imazhe të shpërndara nga roja bregdetare tregonin transportuesen me flamur panamez  Freemantle Highway të përfshirë nga flakët në kuvertën e saj.

Roja bregdetre holandeze tha për rrjetin ANP se zjarri mund të vazhdojë me ditë të tëra. Lajmi përshtatet me raste të tjera të zjarreve në bateritë e makinave elektrike që nuk arrijnë do të shuhen nga mjetet standarde zjarrfikëse prej intensitetit të lartë.

Anija ishte nisur nga porti i mallrave Bremerhaven në Gjermani dhe lundronte drejt Port Said në Egjipt.

Anëtarët e ekuipazhit kishin nisur fillimit të tentonin shuarjen e flakëve por nuk kishin arritur të bënin ndryshim dhe u detyruan të evakuoheshin.

Kapiteni Willard Molenaar, tha për rrjetin vendas NOS se shtatë njerëz ishin detyruar të hidheshin në ujë nga 30m për të shpëtuar: “Një nga një ata u hodhën në det dhe ne shkuam për t’i mbledhur në ujë, nuk kishin mundësi tjetër”.

Ky është incidenti më i fundit që ngre dyshime mbi sigurinë e makinave elektrike dhe transportin e tyre me traget.

Disa linja detare kanë ndaluar transportin e makinave elektrike teksa vitin e kaluar një anije me  4,000 makina luksi u dogj në Azores. Nëse bateritë e litiumit në makina marrin zjarr ato kanë nevojë për pajisje speciale që të fiken.