Trajneri i Rennes: Milani fantastik në çdo repart, kam vetëm një peng

by admin
Spread the love

Rennes u mposht 3-0 nga Milani në “San Siro”, rezultat që praktikisht ka mbyllur aventurën e ekipit francez në Europa League.

Trajneri Julien Stephan “qan” minutat e para të pjesës së dytë, kur ekipi i tij pësoi dy gola të shpejtë.

Sa keq që u ndëshkuam në minutat e para të pjesës së dytë, sepse e parë ishte shumë interesante. Patëm ndjesinë që do të krijonim rastet tona, por e pësuam në ato 3-4 minuta.

Kishim përballë një skuadër shumë të fortë, e aftë për të na goditur në kohën e duhur. Keqardhje për ato minuta kur pësuam golin e dytë dhe të tretë. U ‘fikëm’ psikologjikisht”.

Më pas elozhe për kundërshtarët. “Milani ka lojtarë të nivelit të lartë, lojtarë që luajnë për Kombëtaret e tyre. Por nuk e zbuluam tani një gjë të tillë. Ata janë fantastikë në çdo repart. Janë të fortë dhe të shpejtë.

Stadium madhështor, ambient dhe atmosferë e shkëlqyer, por nuk besoj se ndikoi stadiumi në humbjen tonë“, përfundoi Stephan. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të enjten e ardhshme (22 shkurt) në “Roazhon Park”./Shqip


Top Channel

You may also like