Trajneri i Prishtinës, Ibrakovic i pakënaqur me barazimin ndaj Dukagjinit

by admin
Spread the love

Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic është shprehur i pakënaqur pas barazimit ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 14-të në BKT Superligën e Kosovës.

Prishtina e ka ndryshuar gjatë javës trajnerin Zekirija Ramadanin me boshnjakun Ibrakovic, por kjo nuk i ndihmoi t’i kthehen fitoreve në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kryeqytetasit luajtën baras 0-0 ndaj Dukagjinit të Armend Dallkut dhe kjo e ka lënë të pakënaqur trajnerin boshnjak, Ibrakovic, i cili foli pas ndeshjes për media.

“Ndeshja ishte me episode interesante dhe ishte mëkat që nuk shënuam gol në pjesën e parë ku ishim shumë me të mirë, ndërsa në të dytën mysafirët ishin me të rrezikshëm në kundërsulme”, ka thënë fillimisht Ibrakovic pas ndeshjes.

“Nuk jam i kënaqur me këtë pikë, pasi ne kemi treguar shumë nga loja dhe duhet të punojmë me shumë për ndeshjet e ardhshme”.

“Ambiciet e klubit dihen se çfarë janë dhe përpara na pret një punë shumë e madhe”, përfundoi trajneri i Prishtinës.

You may also like