Tragjedia në spitalin modular në Tetovë, prokuroria aktakuzë për tre persona fizik dhe një juridik

by admin
Spread the love




Kundër tre personave fizik dhe një personi juridik Prokuroria Publike ka ngritur aktakuzë për zjarrin në spitalin modular në Tetovë ku në mënyrë tragjike jetën e humbën 14 persona.
Se cilët janë personat fizik dhe ai juridik për momentin nuk zbulohen nga Prokuroria e Tetovës. Por ajo që dihet është vepra për të cilën do të ndiqen penalisht.
I akuzuari i parë dhe i dytë, siç thonë nga PTHP Tetovë, akuzohen se kanë bërë nga një vepër për të rëndë penale kundër sigurisë së përgjithshme, ndërsa i akuzuari i tretë për mos veprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë.
Personi juridik, nga ana tjetër ndiqet penalisht për të dy veprat: shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe mos veprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë. /SHENJA/


You may also like