Tragjedia e fëmijëve ‘të maskuar’ të Japonisë që nuk pranojnë të heqin maskat

by admin
Spread the love

Fëmijët në Japoni tashmë nuk janë të detyruar të mbajnë maska në shkollë, por përsëri 68% e tyre thonë se do të vazhdojnë t’i mbajnë, ndërsa vetëm 5% kanë pranuar t’i heqin.

27 % kanë thënë se “do të shikojnë çfarë do të bëjnë të tjerët”, duke dhënë sinjale të një kushtëzimi të rëndë social të nisur nga masat e mëparshme shëndetësore.

Akoma më dëshpëruese janë arsyet që ata përmendin se përse nuk i heqin maskat, teksa 35 % thanë se nuk duan të tregojnë fytyrën, dhe 20% thanë se kishin ende frikë nga kovid. Ndërsa 7% përqind thanë se e bënin nga “presioni shoqëror i shokëve të tyre”.

Studiuesit thonë se kjo është shenjë e qartë e pasojave që shoqëria “pa fytyrë” e pandemisë ka lënë te fëmijët japonezë dhe ndoshta shkaku i rritjes së vetëvrasjeve mes fëmijëve të shkollave në këtë vend që arriti një rekord në vitin 2020, dhe që u tejkalua sërish në 2022.

Një mësues në një shkollë te mesme në Osaka përshkruante situatën në muajin e parë të heqjes së detyrimit:

“Vendosëm postera në klasa ku u thuhej nxënësve që nuk ishin më të detyruar të mbanin maska, por rrjedhimisht vetëm 10% e tyre i hoqën ato. Disa nxënës mbanin maskën edhe në fotot kolektive të shkollës. Ndoshta është e vështirë për ta heqja dorë nga zakoni, e vështirë që papritur të heqin maskën”.

Situata e dëshpëruar  e kushtëzimit mendor, ka bërë që të rriturit të mendojnë tashmë strategji për të bindur fëmijët të heqin maskat teksa shumë fëmijë thonë se “u vjen turp që të tjerët t’u shikojnë fytyrën”.


Top Channel

You may also like