Tragjedi në futbollin shqiptar, Dwamena ndërron jetë në moshën 28-vjeçare/ Çfarë thoshte ai para 8 muajve për problemet në zemër

by admin
Spread the love

Ndeshja Egnatia-Partizani rezultoi fatale për futbollistin Raphael Dwamena, i cili ndërroi jetë pas rrëzimit në fushën e blertë.

28-vjeçari, golashënuesi më i mirë i Egnatias u rrëzua në minutën e 25 të ndeshjes, e më pas për shkak të gjendjes u dërgua drejt spitalit të Durrësit, ku dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, sulmuesi i skuadrës rrogozhinase nuk e ka përballuar sulmin në zemër.

Ndeshja u ndërpre, menjëherë pasi ai humbi ndjenjat në fushë.

28-vjeçari ka vuajtur më parë nga zemra, një problem që është treguar më parë për Top Channel në shkurt të këtij viti. Ai rrëfeu asokohe se problemet me zemrën i kishte konstatuar në vitin 2017 kur po firmoste kontratën e transferimit nga Zvicra për në ligën angleze ai mësoi se kishte probleme me zemrën. Testet e tij nuk kishin kaluar.

Ja çfarë thoshte ai në fillim të këtij viti:

U shokova luaja në atë kohë te Zyrih dhe kisha të gjithë mjekët aty. U detyrova të kthehesha në shtëpinë time dhe të bëja disa teste mjekësore. Të gjitha këto janë pjesë e sfidave dhe më është dashur të pajtohem me to. Në fillim më vendosën një pajisje që monitoronte rrahjet e zemrës, bëhet fjalë për një sinjal që të godet dhe të tregon gjendjen e zemrës, ajo ishte gjëja më e rëndë që më ndodhi, por unë nuk jam rrëzuar asnjëherë në fushë apo të humbas ndjenjat. Familja ime është në Gana dhe sigurisht ishte e vështirë për ta kur dëgjonin lajme të ndryshme. Unë kisha kohë që isha nën monitorimin e mjekëve dhe më kishin siguruar.

Më pas më pyetën nëse isha në gjëndje të mirë për të luajtur dhe unë thashë Po. Ndërkohë doktorë nga klube të ndryshme apo institucione të ndryshme shpreheshin shpesh se unë nuk duhet të luaja më. Por unë edhe një herë i thashë, “e respektoj vendimin tuaj por duhet të marr një vendim”. Nuk kam aspak frikë se Zoti është me mua. Kur erdha këtu te Egnatia bëra disa teste mjekësore dhe gjithçka ishte mirë. Unë asnjëherë se lashë futbollin luaja në mënyrë të vazhdueshme.

Ndoshta për njerëzit normal ka shumë gjëra të pamundura por për zotin s’ka gjëra të pamundura ai më ka qëndruar pranë gjithmonë dhe unë asnjëherë se kam diskutuar nëse do të luaja apo jo futboll. Zoti ka qenë gjithmonë aty për mua dhe unë kam shumë besim te Ai.”



Top Channel

You may also like