Toksikologu po merr analizat – Shqip

by admin
Spread the love

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) Ani Binaj ndodhet në Vlorë pas situatës me helmonim e rreth 20 fëmijëve polakë nga ushqimi, këtë të Premte.

Ai shprehet për mediat se toksikologu po merr analizat dhe kur të ketë rezultate konkrete do të dalin me një deklaratë.

“Toksikologu dhe pjesa e stafit janë duke u marrë me analizat, çdo gjë kur të marrë atë formën e vet. Nuk jemi ne që pyesim, për momentin jemi në valë të punëve. Unë erdha urgjent për këtë…Jemi duke u koordinuar me autoritetet këtu për të parë situatën. Kur të kemi diçka konkrete do të flasim.”

Dyshohet se fëmijët e moshës 15 vjeç janë helmuar nga ushqimi në anije ose në një nga restorantet e Karaburunit, atje ku edhe po kryenin tur sot.

Më herët drejtoresha e spitalit rajonal të Vlorë tha se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë./tvklan.al

You may also like