Tjetër përforcim nga Chelsea, Milani përforcon ofensivën

by admin
Spread the love

Milani ka arritur marrëveshjen përfundimtare me Chelsea në lidhje me shërbimet e Christian Pulisic.

24-vjeçari amerikan ka arritur prej ditësh akordin me kuqezinjtë, madje ka refuzuar gjithë propozimet e tjera me misionin për të luajtur në “San Siro”.

Mesfushori i avancuar, i cili luan edhe si sulmuesi i djathtë, por jo vetëm, ushtroi “presion” te Chelsea që të pranonte ofertën e Milanit.

Dhe kështu ka ndodhur, edhe falë raporteve shumë të mira midis klubeve. Që gjatë viteve të fundit kanë realizuar disa operacione merkatoje.

Gjuha e përbashkët është arritur mbi bazën e 20 milionë eurove + bonuse. Dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi.

Pulisic shndërrohet në përforcimin e katërt për skuadrën e Stefano Piolit. Pas portierit Sportiello, mesfushorit Loftus-Cheek dhe sulmuesit Romero./ Shqip


Top Channel

You may also like