Tite largohet pas Botërorit, Brazili synon të ulë në stol Pep Guardiolan

by admin
Spread the love

Sipas asaj që shkruan “Globo Esporte”, federata braziliane e futbollit (CBF) synon që ti besojë stolin Pep Guardiolas, duke nisur që nga viti 2023.

Tite, tekniku aktual i kombëtares, do të largohet pas përfundimit të Botërorit të Katarit dhe CBF synon që ti besojë stolin një emri të njohur, që Seleçao jo vetëm të fitojë, por edhe të argëtojë.

Kanë nisur kontaktet me vëllain dhe agjentin Pere Guardiola dhe objektivi është që tekniku spanjoll të firmosë një kontratë 4 vjeçare. Problemi kryesor është paga, sepse aktualisht Guardiola fiton 20 milionë në vit. / Oversport.tv

Foto: Manchester City Twitter

You may also like