Tirana në gjysmëfinale të Kupës, Teuta pa fat në “ruletën” e penalltive

by admin
Spread the love

Tirana në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Skuadra bardheblu vuajti shumë ndaj Teutës, me të cilën barazoi 1-1 (ndeshja e parë 0-0) gjatë kohës së rregullt, por ishte me fat më “ruletën” e penalltive, ku pas shtatë serive dhe 14 goditjeve në total fitoi 6-5.

Teuta fitoi një 11-metërsh në minutën e 25-të pas gjuajtjes së Dajës, që u ndal me dorë nga Përgjoni. Ekzekutimin nga pika e bardhë e mori përsipër Peposhi, i cili nuk gaboi, 0-1.

Pjesa e dytë nis me dy traversa, një e goditur nga Hoxhallari i Tiranës e tjetra nga Daci i Teutës.

Të të 73-tën kryesori do të vërshëllente për 11-metërsh në favor të Tiranës, por prekje me krah e topin nga Gjini, pas verifikimit të pamjeve nga gjyqtari në monitorin e VAR-it, u konsiderua e rregullt.

Gjithsesi, goli i Tiranës do të vinte në limitet e kohës së rregullt nga Latifi, që shfrytëzoi një top të kthyer me dorë, jashtë zonës madje, nga portiere i Teutës, duke e dërguar topin në rrjetë.

Rastet nuk munguan as në kohën shtesë, por rezultati mbeti i pandryshuar, 1-1.

Në “ruletën” e penalltive  emocionet ishin të mëdha, pasi vetëm pas goditjes së 14-të, të cilën e humbi Jazxhi, nisi festa bardheblu. U gjuajtën shtatë seri, teksa në serinë e tretë dështuan si Jonuzi i Tiranës dhe Kotobelli i Teutës, derisa erdhi momenti kur në serinë e shtatë dështoi Jazxhi.

Goditjet e penalltive:

Tirana                Teuta

Latifi +                Kruja +

Mici +                 Gjini +

Jonuzi –              Kotobelli –

Përgjoni +         Beqja +

Lulaj +                Peposhi +

Nikqi +               Arifi +

Haxhiu  +           Jazxhi –


Top Channel

You may also like