Tirana-Kukësi supersfida e kësaj dite në Superiore, Vllaznia kërkon të përfitojë

by admin
Spread the love

Do të nisë sot java e 18-të e Abissnet Superiore me dy takimet e programuara për këtë të diel. Do të jetë Kastrioti-Vllaznia sfida e parë e cila do të startojë në orën 13:45.

Vllaznia kërkon të rikthehet te fitorja pas katër barazimesh dhe sfida kundër Kastriotit konsiderohet si perfektja pasi këta të fundit janë kundërshtari më i lehtë në letër.

Nga ana tjetër, Kastrioti kërkon të përfitojë nga momenti i dobët i shkodranëve për të siguruar pikë të vyera për mbijetesën. Megjithatë, Vllaznia ka shansin e artë për të ngushtuar diferencat me kreun pas përballjeve direkte që kanë këto të fundit.

Dhe duke folur për kreun është pikërisht ndeshja e dytë e kësaj të diele që do të vendosë përballë Tiranën dhe Kukësin. Kryeqytetasit kërkojnë të risin diferencën me ekipet ndjekëse dhe Kukësi është një prej tyre. Tre pikët janë objektivi kryesor i ekipit të Shehit që do të udhëtonte më e qetë në krye në rast se fiton këtë ndeshje.

Nga ana tjetër, Kukësi nuk do të humbasë kontaktet me kreun dhe një fitore në Tiranë nuk do të vlente vetëm tre pikët, por edhe një forcë të madhe morale. Kështu, sfida që starton në 16:45 garanton luftë të sigurt dhe spektakël sigurisht. /oversport.tv

 

You may also like