Timur Nikarkhoev kundërshtari i Haxhi Krasniqit më 25 shkurt – Shqip

by admin
Spread the love

Boksieri Haxhi Krasniqi do të jetë pjesë e spektaklit apo nata së madhe të boksit “Hazrolli Boxing Gala”, që do të mbahet më 25 shkurt në “Audi Dome Munich”. Krasniqi në Fajsbuk ka publikuar emrin e kundërshtarit të tij të radhës

“Miq të dashur, jam shumë i lumtur të ju informoj, se më datën 25 Shkurt 2023 do të rikthehem në ring në arenën madhështore “AUDI DOME” të qytetit gjerman Mynih. Kundërshtari im do të jetë numri i Belgjikës, Timur Nikarkhoev”. Sëbashku më mua në atë mbrëmje do të boksojnë edhe shumë boksier shqiptar (siq janë: James Kraft, Shefat Isufi, Armend Xhoxhaj, Isuf Kelmendi dhe Kushtrim Tahirukaj”, ka shkruar Krasniqi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Boksieri 35 vjeçar Haxhi Krasniqi deri më tani ka 36 lufta në boksin professional me 34 fitore prej të cilave 11 me KO), dhe ka vetëm 2 humbje.

/KlanMacedonia/

You may also like