Tifozi i Fiorentinës e ofendon, Imobilen e ndalin me forcë kur po hidhej në tribunë për ta sulmuar

by admin
Spread the love

Një episod i pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Fiorentinës dhe Lacios. Në momentin e zëvendësimit në pjesën e dytë të ndeshjes, Çiro Imobile ka tentuar që të sulmojë një tifoz që po e ofendonte në tribunë.

Sulmuesi i Italisë nuk po kalon një moment të mirë, ashtu si edhe Lacio dhe kur trajneri Sarri vendosi ta largonte nga fusha, ai doli i nervozuar. Por jo vetëm për faktin që skuadra po mundej 2-1, pasi mediat italiane raportojnë se në ato momente, nga tribuna afër pankinës kishin nisur disa ofendime ne adresë të kapitenit të Lacios.

Ky i fundit nuk është përmbajtur dhe ka kërcyer në rrethimin e tribunës, duke tentuar që të shkonte te tifozi që po e  ofendonte për ta sulmuar. Ai është mbajtur me forcë nga shokët e skuadrës që ishin në pankinë si dhe stjuardët rreth fushës, duke qetësuar situatën që po dilte jashtë kontrollit.  Ndërkohë, tifozi në fjalë është identifikuar nga policia dhe çështja i ka kaluar organeve përkatëse, që pritet ta përjashtojnë atë nga stadiumet pas këtij incidenti.

PANORAMASPORT.AL

You may also like