Tifozët romanë të përçarë për shkarkimin e Mourinhos, të shumtë atë që duan Conten

by admin
Spread the love

Presidenti i Romës, Dan Friedkin lajmëroi mëngjesin e së martës shkarkimin e trajnerit Jose Mourinho.

Skuadra verdhekuqe në këtë sezon vuajti mungesën e vazhdimësisë së rezultateve dhe ishte tekniku portugez që e pësoi i pari.

Në rrjet tifozët romanë janë të përçarë teksa një pjesë e tyre mbështet Mourinhon dhe thekson se ishte faji i drejtuesve që nuk i dhuruan 60-vjeçarit elementët e duhur për të ndërtuar një ekip kompakt. Nga ana tjetër, një pjesë e tifozerisë mbështesin pronarin Friedkin ndërsa nuk ngurrojnë të shprehin edhe dëshirën për trajnerin e ardhshëm.

Një pjesë e madhe kërkojnë dhe shpresojnë që skuadra të kalojë në drejtimin e Antonio Contes, edhe pse për momentin në avantazh për të pasuar Mourinhon duket ish-kapiteni i Romës, Daniele De Rossi.


Top Channel

You may also like