Tifozët protestuan për penalltinë e paqenë që iu dha Interit, gjobitet klubi italian

by admin
Spread the love

Interi do të luante në shtëpi më datë 4 mars kundër Xhenoas, ku do të arrinte të merrte një fitore 2-1 dhe të siguronte 3 pikët. Megjithatë, kjo ndeshje pati shumë polemika, sidomos tek goli i dytë i skuadrës vendase. 

Barela fitoi një penallti të paqenë, e kthyer në gol nga Sançez, një vendim i gjyqtarit që nuk u prit mirë nga tifozët e Xhenoas. Praktikisht nga ajo penallti e dhënë, vizitorët humbën ndeshjen, dhe tifozët nuk e kanë lënë me aq. Në ndeshjen e të shtunës së kaluar kundër Monzës, tifozët do të këndonin kore fyese përpara fillimit të takimit, duke shënjestruar gjyqtarët.

Kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e Seria A, që e kanë çuar çështjen në Gjykatën Sportive Italiane. Në fund, gjykata vendosi që të gjobiste me 2000 euro “kuqeblutë”, për veprimet e tifozerisë së tyre. Padyshim që kjo nuk ishte mbështetja më e madhe që klubi Italian mund të merrte në këto momente të vështira, pasi është duke luftuar për mbijetesë në Seria A.

PANORAMASPORT.AL

You may also like