Tifozët kuqezi ndezin stadiumin! Zbardhen formacionet zyrtare, ndeshja nis me një minutë heshtje

by admin
Spread the love

Teksa pak minuta na ndajnë nga supersfida Shqipëri-Poloni, tifozët kuqezi kanë ndezur atmosferën me këngë dhe kore të ndryshme në “Air Albania”.

Kuqezinjtë kërkojnë fitoren kundrejt polakëve në një ndeshje që megjithëse jo vendimtare, do të vendosë jo pak sa i përket ecurisë drejt Europianit Gjermani 2024.

Trajneri Sylvinho ka ndarë mendjen edhe për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë, teksa rikthehen titullarë Strakosha e Uzuni, duke marrë vendin e Berishës dhe Seferit.

Në stadiumin e tejmbushur, ku biletat janë shitur të gjitha një muaj më parë, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se do të jenë të pranishëm afro 22 mijë tifozë.

Më poshtë ndiqni momentet emocionuese dhe me adrenalinë në “Air Albania”.


Top Channel

You may also like