Tifozët e Eintracht “djegin” Napolin – Shqip

by admin
Spread the love

Digjen makina dhe shkatërrohen objekte në rrugët e qytetit

Përballja me Eintracht Frankfurt ka rezultuar një makth për Napolin. Qyteti italian ka rënë pre e huliganëve të ardhur nga Gjermania, pasi është shkatërruar thuajse plotësisht.

Makina të djegura, përplasje me policinë dhe thyerje të xhamave kanë prodhuar këto episode, duke e kthyer këtë transfertë në një hakmarrje për atë që ndodhi dy javë më parë në Frankfurt.

Policia italiane ka shoqëruar disa prej tifozëve gjerman, të cilët janë treguar të zemëruar pasi iu është ndaluar hyrja në stadium.

Rreth 400 tifozë dyshohet se kanë udhëtuar drejt qytetit jugor pa u pajisur me biletë dhe këto duket se kanë marrë edhe iniciativën për të shkaktuar terror në rrugët e Napolit.

Klan News

You may also like