Tierri Henri: Ja arsyeja përse Jurgen Klop do të largohet nga Liverpuli

by admin
Spread the love

Legjenda e Arsenalit, Tierri Henri, ka teorinë e tij se pse Jyrgen Klop vendosi të largohej nga Liverpuli.

Trajneri gjerman tronditi futbollin me njoftimin e tij më 26 janar se do të largohet nga posti i trajnerit të Liverpulit në fund të sezonit. Që kur mori drejtimin e stolit në “Anfield” në vitin 2015, Klop ka fituar Premier Ligën, Ligën e Kampioneve, Kupën FA dhe Kupën e Ligës. Megjithatë, 56- vjeçari mendon se përfundimi i sezonit aktual është momenti i duhur që ai të largohet pasi po i shterojnë energjitë. Ish-sulmuesi francez mendon se pas këtij vendimi fshihet presioni dhe ngarkesa e punës.

Duke folur për “CBS Sports”, Henri tha: “Pep ishte në Barcelonë, mori një vit pushimi. Klop është në Liverpul, po ndalet. Ksavi është te Barcelona, po ndalet gjithashtu. Tre klube të mëdha. Kjo është normalisht një punë ëndrrash dhe ata po ndalojnë. Kjo ju tregon një histori. Presioni, të gjithë kanë një zë, media sociale dhe çfarëdo tjetër. Është e vështirë të jesh menaxher dhe askush nuk kujdeset për ty. Ju do të duhet të kujdeseni për veten në një moment. Liverpulit do t’i mungojë Klopi, të gjithë e dimë këtë. Por atij i mungonte familja e tij, i mungonte koha e tij, i mungonte qetësia e tij mendore”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like