T’i thuash Izraelit të mos hyjë në Rafah është si t’i thuash ta humbas luftën – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu përsëriti se ushtria izraelite së shpejti do të nisë një operacion në Rafah dhe u zotua të sigurojë kalim të sigurt për civilët, por ofroi pak detaje.

“Fitorja është e arritshme. Ne do ta bëjmë atë. Ne do të marrim batalionet e mbetura terroriste të Hamasit në Rafah, që është bastioni i fundit”, tha Netanyahu për ABC News, transmeton Klankosova.tv.

“Ne do ta bëjmë këtë duke siguruar një kalim të sigurt për popullatën civile në mënyrë që ata të mund të largohen”, shtoi ai.

Kur u pyet se ku pritet të shkojnë palestinezët, Netanyahu tha se “ne jemi duke punuar për një plan të detajuar”.

“Ata që thonë se në asnjë rrethanë nuk duhet të hyjmë në Rafah, në thelb thonë: ‘humbni luftën, mbajeni Hamasin atje’”, shtoi Netanyahu.

Kryeministri ka udhëzuar ushtrinë e tij që të përgatitet për të evakuuar rreth 1.3 milion njerëz në qytet. Shumë prej tyre tashmë janë zhvendosur nga pjesë të tjera të enklavës dhe thonë se nuk kanë ku të shkojnë.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se kryerja e një operacioni të tillë pa planifikim të plotë “do të ishte një katastrofë”, ndërsa Kombet e Bashkuara, organizata të tjera të ndihmës dhe disa vende të tjera kanë shprehur shqetësimin për ndikimin tek civilët.

You may also like