Ti je fituesi, do më mungosh

by admin
Spread the love

Ermiona Lekbello la mëngjesin e së mërkurës shtëpinë e “Big Brother VIP”, pasi u skualifikua nga Vëllai i Madh për përdorim të dhunës verbale. Menjëherë pas daljes, këngëtarja ka dhënë një mesazh të fortë dhe shumë mbështetës për Luiz Ejllin.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet e saj sociale, ajo shkruan se Luizi do i mungojë dhe se e do shumë, e po ashtu se ata janë fitues e jo humbës. Madje, Ermiona nuk nguron të thotë se ai është fitues i këtij edicioni.

“Do më mungosh të dua fort. Ne jemi fitues jo humbës. Ti je fituesi!”- shkruan Ermiona, krah videos ku përshëndetet me Luizin për herë të fundit, para se të linte shtëpinë.

Kujtojmë që Ermiona kishte më shumë afërsi me Luiz Ejllin, të cilin ia ka shprehur hapur mbështetjen edhe brenda shtëpisë.

You may also like