Thirrje për furnizim me gaz për muajin mars – Shqip

by admin
Spread the love

Qeveria: Është në interes të qytetarëve të kemi më shumë oferta

Kompanitë e licencuara vendase dhe të huaja në ofertën për furnizim të gazit për muajin mars, Elektranave të Maqedonisë së Veriut duhet t’ua bëjnë të ditura karakteristikat dhe vendin e prejardhjes së gazit, çmimin fiks, por edhe të garantojnë se në kohë do t’i dorëzojnë sasitë e gazit në pikën matëse Zhidillovë.

“Është në interes të qytetarëve të kemi më shumë oferta dhe kushte konkuruese. Dëshiroj t’ua rikujtoj edhe qytetarëve që i plotësojnë kushtet e publikuara nga Ministria e Ekonomisë, për subvencionim të faturave të energjisë elektrike për kategoritë më të rrezikuara, të aplikojnë dhe t’i realizojnë të drejtat e tyre”, tha Viktor Andonov nga Qeveria e RMV-së.

Për momentin vendi paguan rreth 100 euro për një megavat orë, pothujase çmim dyfish më të lartë për gazin, për shkak të marrëveshjes me çmim fiks, me kompaninë bullgare “Balkan Utilities”, që është në fuqi prej muajit janar, derisa në bursat botërore çmimi ka rënë nën 50 euro për megavat, për herë të parë pas 18 muajve, për çka Qeveria u kritikua ashpër. Nevojat tjeta energjetike plotësohen me prodhimin vendas të rrymës nga termocentralet dhe burimet e rinovueshme.

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

You may also like