Theu rekordin e Neymar, Endrick kërkohet nga tre “big” të Europës

by admin
Spread the love

Endrick Felipe Moreira de Sousa ose Endrick, është vetëm 16 vjeç dhe të gjithë po flasin për talentin e tij. Djaloshi vazhdon rritjen e tij më Palmeiras që po tërheq vëmendjen e disa nga klubeve më të mëdha europiane.

Në ndeshjen e fundit kundër Atletico Paranaense, sulmuesi vendosi një rekord të ri, duke thyer atë të Neymar. Në moshën 16 vjeç e 98 ditë ai realizoi një dygolësh dhe u bë golashënuesi më i ri në historinë e kampionatit brazilian. Neymar mbante rekordin si lojtari më i ri që kishte shënuar kur ishte 17 vjeç e 41 ditë.

Paraqitja e 16-vjeçarit me Palmeiras në kampionatin brazilian ka bërë që lojtari të ndiqet me kujdes nga disa ekipe. Në radarët e Endrick janë vënë PSG, Barcelona dhe Real Madrid të cilët kërkojnë shërbimet e brazilianit. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2025 dhe një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro. /oversport.tv

Foto: SE Palmeiras, Facebook

You may also like