Thesari antioksidant që mbron zemrën dhe përfiton i gjithë trupi juaj

by admin
Spread the love

Zarzavatet janë një thesar ushqyes, ku për fat të keq shumë njerëz e neglizhojnë t’i vendosin në tryezën e tyre të përditshme.

Nutricionistët theksojnë se zarzavatet janë të pasura me antioksidantë (flavonoidë) që kanë një efekt të dobishëm në sistemin kardiovaskular.

Në fakt, disa zarzavate përmbajnë acide yndyrore omega-3 që janë të dobishme për zemrën. Gjithashtu, zarzavatet janë të pasura me fibra bimore që lehtësojnë funksionimin e zorrëve.

Ato janë të mbushura plot me vitamina A, C, K, fibra, janë burim i pasur i mineraleve (hekur, kalcium, kalium, magnez), i antioksidantëve të tjerë përveç flavonoideve (polifenolet, karotenoidet, vitaminat B, C dhe E), mburojë mbrojtëse për shëndetin e përgjithshëm dhe parandalimin e kancerit. Edhe pse shumica e tyre mund të gjenden gjatë gjithë vitit, dimri dhe pranvera janë stina e tyre.

Sekreti i blerjes së tyre është të mos i zgjidhni kur duken të vyshkur, kur kanë dëmtime në gjethe ose ngjyrë të zbehur. Gjithashtu rekomandohet konsumimi i tyre në ditën e blerjes, megjithëse mund të ruhen në frigorifer deri në pesë ditë.

Kur i hani të gjalla në sallata, sigurohuni që të jenë të thata në mënyrë që kur të hidhni vajin e ullirit, të shpërndahet më mirë dhe në mënyrë të barabartë. Shmangni copëtimin e tyre në mënyrë që të mos oksidohen dhe për të njëjtën arsye zbukurojini me limon ose uthull.

Nëse vendosni t’i zieni, hidhni zarzavatet në ujë të vluar dhe ziejini sa më pak në një tenxhere të mbuluar. Gjithashtu, mos shtoni sodë buke në ujin që zieni zarzavatet sepse shkatërron vitaminën C që ato përmbajnë.

Kriposni zarzavatet pak para se t’i shërbeni, në mënyrë që të bëhen më të buta.


Top Channel

You may also like