Theret me thikë kryeshefi i policisë së Strugës, arrestohet sulmuesi

by admin
Spread the love

Një dyzet e katër vjeçar, banor i fshatit Veleshtë të Strugës, është arrestuar pas sulmit ndaj shefit të Stacionit Policor të Strugës.

“Rreth orës 19:00 në Strugë, zyrtarë policorë nga DPB Strugë kanë ndaluar S.N. (44) nga fshati Veleshtë e Strugës, pasi sot rreth orës 17:30 në rrugën “Risto Krle” në Strugë me lëndë të mprehtë e ka sulmuar A.D. (46) nga Struga”, tha zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski.

I lënduari është dërguar në spitalin e Strugës, nga ku janë konstatuar se personi ka marrë lëndime të rënda.

Ndërkaq, në koordinim me prokurorin publik kundër sulmuesit do të bëhet kallëzim përkatës penal.

You may also like