Themeluesi i RedBird në Milano, sot mbyllet blerja kampionëve të Italisë?

by admin
Spread the love

Titulli kampion i Milanit mund të pasohet me të tjera zhvillime të rëndësishme. “Class CBNC” raporton se themeluesi i RedBird Capital Partners, Gerry Cardinale, do të jetë sot në Milano për të mbyllur marrëveshjen për të blerë Milanin.

Fondi Elliot do ta shesë klubin kuqezi për shumën e 1.3 miliardë dollarëve, shifër që mund të shkojë deri në 1.8 miliardë dollarë përmes klauzolave të ndryshme që do të përfshihen mes palëve.

Gjithsesi Paul Singer nuk do të largohet nga Milani krejtësisht, pasi fondi Elliot që ai zotëron do të mbajë një pakicë të aksioneve. Pas tyre janë bankat e investimeve JP Morgan dhe Bank of America.

RedBird Capital Partners janë prej kohësh pjesë e botës së sportit. Ata kanë në pronësi klubin e Toulouse në Francë, ndërkohë që vjet kanë blerë për 750 milionë euro pak më shumë se 10% të aksioneve Fenëay Sports Group, që ka në pronësi Liverpool.

Gjithashtu ata kanë në pronësi edhe ekipin e bejsbollit, Boston Red Sox. RedBird Capital Partners menaxhon 6 miliard dollarë investime në të gjithë sektorët, duke nisur nga mallrat e konsumit, për të vijuar me shërbimet financiare, telekomunikacionin, mediat dhe teknologjinë. / oversport.tv

You may also like