Thaçi bëri homazhe tek varri i Arbën Xhaferit me rastin e 76-vjetorit të lindjes së tij – Shqip

by admin
Spread the love

Sot kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi bëri homazhe tek varri i Arbën Xhaferit me rastin e 76 vjetorit të lindjes së tij.

“Sot është 76-vjetori i lindjes së kryetarit Arbën Xhaferi, gjeneratat tona kanë njohuri të plotë për veprimtaritë e tij politike, por për gjeneratat e reja duhet të kemi parasysh se është një ndër mendimtarët dhe luftëtarët më të spikatur të idesë se mbijetesa e kombit Shqiptar ka kuptim vetëm në kuadër të civilizimit perëndimor.

Aktualiteti i politikës së tij është edhe sot, te Shqiptarët e Maqedonisë mbijetesa dhe realizimi i interesave dhe përcaktimeve të tyre historike ka kuptim vetëm nëse jemi të bashkuar drejt civilizimit perëndimor, që nënkupton integrimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Kjo politikë e Shqiptarëve është shekullore, duke filluar nga Skenderbeu dhe vazhduar me Rilindasit e deri te Shabn Polluzha në Drenicë, nuk është një çështje ditore, javore apo vjetore.

Mendoj se Partia Demokratike Shqiptare ndoshta ka mungesë të rezultateve matematikore, por realisht PDSH është shumë afër që të realizojë programin e vet që e ka shpallur në vitin 1993. Ky program ka prioritet integrimin apo ri kthimin në civilizimin perëndimor dhe realizmin e aspekteve hisotrike dhe të drejtave kolektive të Shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Unë isha sot për ta nderuar, për ta kujtuar kryetarin, për ta respektuar por edhe për të Ju thënë Shqiptarëve të Maqedonisë që sado që këtu paraqiten lloj-lloj ide apo formacione politike të vogla, të mëdhaja apo të reja duhet të jenë të qetë, të jemi bashkërisht optimist se ideja dhe programi jonë mbijeton.

Fatmirsisht kemi një mbështetje të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian” theksoi kryetari Thaçi pas homazheve.

You may also like