Tha se Lipovica është dhëndrri i Bedri Hamzës, Krasniqi i LVV-së kërkon falje

by admin
Spread the love

Zyrtari i LVV-së, Qëndrim Krasniqi, dje ka aluduar që një nga të arrestuarit të djeshëm në MINT, Irfan Lipovica, është dhëndërr i Bedri Hamzës.

Menjëherë reagoi Bedri Hamza duke e përgënjeshtruar dhe quajtur “shpifje të ulët”, të cilën nëse autori i gënjeshtrës, Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Britani të Madhe, Qëndrim Krasniqi, nuk e tërheq, atëherë do të paditej për shpifje.

Nëse ky person nuk e tërheq deklaratën e pavërtetë të tij dhe për të njëjtën nuk kërkon falje në mënyrën e njëjtë siç ka shpifur, do ta padis, njejtë siç kam bërë edhe në raste të tjera ndaj personave të tillë”, shkroi dje Hamza.

Zyrtari i LVV-së sot pranoi se ka gënjyer publikisht, ndërsa u arsyetua se ka poseduar informacion të gabuar.

“Kërkoj falje për informacionin e gabuar në një postim timin për rastin e Irfan Lipovicës. Që moti kam mendu se Valentina Hamza është mbesa e Bedri Hamzës sepse në Ministri ajo ju ka referu me axha Bedri. Prandaj, më vjen keq që jam ngut dhe e kam ba postimin pa e verifiku afërsinë në mes personave të apostrofum” ka shkruar ai në kërkimfaljen e tij.

You may also like