Teuta Krasniqi komunikon live në Instagram me njërin nga ligjëruesit më të famshëm në gjithë botën – Shqip

by admin
Spread the love

20:44 | 3 Shkurt 2022

Aktorja e njohur njihet për pozitivitetin që e karakterizon e këtë mund ta shohim shpesh me postimet e saj në rrjete sociale.

Teuta Krasniqi mori vëmendje me veprimin e fundit në profilin zyrtar në Instagram, shkruan lajmi.net.

Ajo komunikoi me njërin nga figurat e famshme publike përmes rubrikës live. Jay Sheety është me profesion ligjërues, meditues po ashtu edhe life coach që do të thotë person që këshillon dhe inkurajon njerëzit për çështje që kanë të bëjnë me karrierën ose sfidat personale në jetë.

Teuta Krasniqi zhvilloi një bisedë  me të dhe një person tjetër teksa flisnin për Jay duke e vlerësuar dhe falënderuar për këshillat dhe ndihmën që ai iu ofron qoftë përmes internetit apo takimeve në jetën e përditshme.

E kontaktuar nga lajmi.net, Teuta Krasniqi tregoi arsyen e hyrjes në bisedën me Jay teksa zbuloi se ka kohë që ndjek postimet e tij.

Po ashtu, aktorja tha se ka vite që e ndjekin njëri-tjetrin në platformën sociale në Instagram dhe shpesh komunikojnë me njëri-tjetrin, madje Jay si ligjërues i ndihmon dhe i ka ndihmuar shumë me këshillat e tij për jetën e përditshme, shëndetin mendor dhe për kujdesin në të ushqyer.

“Unë e ndjek Jay-n tash e shumë vite dhe më ka ndihmuar me këshillat e tij. Atë ditë unë hyra live dhe biseduam pak, shumë shkurt pasi që nuk kam qenë edhe mirë me shëndet këto ditë dhe ai më ndihmojë shumë i cili ma bëri invite dhe kështu nuk e refuzova. Ai është një prej njerëzve më pozitive, më të mirë që egziston edhe jam shumë falënderuese që egziston një person i tillë. Në fakt e kom porosit edhe librin e tij. Spiritualizmi dhe pozitiviteti, mundohet me nxjerr ma të mirën prej vetes këto mua me motivojnë shumë sepse njeriu aty ku ndihet edhe perket. Kështu që Jay është njëri prej personave që vazhdon mem motivu në jetë ashtu sikurse shumë personave tjerë”, u shpreh Teuta.

Ndërsa kur u pyet se sa kanë ndikuar tek ajo apo i kanë ndihmuar këshillat e tij, Teuta tha se e kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë: “Postimet e tij më motivojnë sepse është më të vërtetë i mahnitshëm”, përfundoi ajo.

Ndryshe, Jay Sheety njihet në gjithë botën dhe ka mijëra ndjekës në Instagram të cilët vazhdimisht e përcjellin punën e tij, shpesh edhe ndajnë eksperiencat jetësore me të duke fituar këshilla të vlefshme për të vazhduar tutje./Shqip/


You may also like