Tetori i errët për Bylisin, edhe Teuta pret kthesën në Ballsh

by admin
Spread the love

Pas një muaji pa fitore, në Ballsh presin kthesën. Pavarësisht lojës pozitive dhe rasteve që ka krijuar skuadra e Bellait, statistikat janë ato që ftohin situatën. 4 humbje radhazi në muajin tetor janë një tregues i qartë që ndaj Teutës duhen patjetër 3 pikët. Mallakastriotët do të bazohen te faktori fushë për t’u rikthyer te rezultatet pozitive.

Humbja ndaj Kastriotit duhet harruar sa më shpejt sepse në këtë sfidë, ekipi nuk u paraqit zi zakonisht. Lajmet e mira janë rikthimi i Lajthias dhe Kamara, të cilat i japin mundësi zgjedhjeje trajnerit të Bylisit.

Por përballë do të ketë një klient të vështirë, i cili gjithashtu është i etur për pikë dhe kërkon të dalë nga gjumi letargjik i dy ndeshje të fundit. Teuta e Shkëmbit kërkon ta kthejë në grindë dhe forcë humbjen e fundit ndaj Laçit, ku shpërdoroi dhe një 11-metërsh në minutat e fundit.

Durrsakët shkojnë me motivim dhe me historinë me vete, pasi në 5 sfidat e fundit me Bylisin nuk njohin humbje. Kanë fituar 2 ndeshje dhe 3 të tjerat kanë përfunduar në barazim. /oversport.tv

You may also like