Tetë golashënues në 13 ndeshjet e deritanishme kundër FC Shkupit

by admin
Spread the love

Marjan Radeski, Besart Ibraimi, Bunjamin Shabani, Nemanja Bosançiç, Besmir Bojku, Klisman Cake,Nijaz Lena dhe Abdylhadi Jahja janë futbollistët që kanë gjetur rrjetën ndaj e skuadrës së FC Shkupit në 13 ndeshjet e deritanishme…

Struga Trim Lum është takuar 13 herë me FC Shkupin në ndeshjet zyrtare të Ligës së Parë.

Dhe në këto 13 ndeshje, neve kemi shënuar 15 gola me 8 autorë të ndryshëm.

“Marjan Radeski, Besart Ibraimi, Bunjamin Shabani, Nemanja Bosançiç, Besmir Bojku, Klisman Cake, Nijaz Lena dhe Abdylhadi Jahja janë futbollistët që janë shënuar në listën e golashënuesve, ndërsa të shtunën vetëm 4 prej tyre, Shabani, Ibraimi, Bojku dhe Radeski do të kenë mundësinë të shënojnë përsëri, kur skuadrat takohen në kuadër të javës së 20-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë”, njofton FC Struga Trim Lum.

You may also like