Tërmeti – të gjitha rrugët çojnë drejt zonave të goditura – Shqip

by admin
Spread the love

PEZULLOHEN SHUMË AKTIVITETE, NDIHMA MBËRRIJNË NGA I GJITHË GLOBI

Gazetarja dhe aktivistja humanitare, Linda Kalemi, në “Happy Day” duke rrëfyer përvojat e saja emocionale dhe fizike gjatë tërmetit prej 7.6 ballë të vitit 1999 me epiqendër afër Stambollit, tha se shteti turk vazhdimisht ka ndërmarrë nisma dhe metoda për të ruajtur popullatën nga tërmetet. Por, ajo ka përmendur edhe faktorin njeri për pasojat e tërmetit.

“Por, ajo që vret, thonë ekspertët këtu është dora e njeriut.Nëse në një zonë janë shembur tre ose pesë ndërtesa, të tjerat qëndrojnë ngritur, kjo do të thotë që është një abuzim” – tha Linda Kalemi.

Jusur Mertol, gazetari turko-shqiptar, nga Stambolli thotë se populli turk ende nuk e ka kuptuar dëmin e shkaktuar dhe se ditët në vijim do të jenë ende më të rënda, por se shpresa qëndron te secili njeri I shpëtuar nga rrënojat.

“Turqia po përjeton një katastrofë të një intensiteti që nuk mbahet mend, nuk do shërohemi për një ditë, cdo ditë që kalon do ta kuptojmë se sa na ka dëmtuar, sa na ka lënduar, por cdo jetë e shpëtuar nga rrënojat na jep shpresë” – deklaroi gazetari nga Stambolli, Jusuf Mertol.

Shkollat dhe të gjitha aktivitetet kulturore janë anuluar deri në një njoftim të dytë, thonë Ilire Ismaili, mësimdhënëse në Stamboll dhe Tarik Sekocak, aktor nga Bursa.

“Të gjitha shkollat janë mbyllur, për një javë, edhe evenimentet, lojat sportive, kanë ndaluar për shkak të ngjarjes dhe janë anuluar për një datë të pacaktuar” – tha Ilire Ismaili, mësuese.

”E gjithë Turqia ka ndaluar sheshet e xhirimeve, krejt që punojnë me artista janë mbyllur, mendojnë vetëm për tërmetin” – tha Tarik Senocak, aktor.

Bashkëbiseduesit në “Happy Day” thonë se Turqia është mobilizuar skajshmërisht për t`u përballur me këtë tragjedi, duke shtuar se inkurajuese paraqiten edhe mobilizimet në shumë vende të botës për të ndihmuar vendet e prekura nga tërmeti shkatërimtar. /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like