Tërmeti që goditi dje Turqinë, sizmologët të shqetësuar për një goditje më të fortë, ja çfarë thonë

by admin
Spread the love

Tërmeti me magnitudë 4.9 Rihter që goditi Turqinë një ditë më parë, ka shkaktuar shqetësim të madh, pasi sizmologët druajnë se është një pararojë e një tërmeti edhe më të madh që mund të ndodhë në Stamboll.

“Rajoni ynë është i shqetësuar. Pritet një tërmet që do të jetë më i madh se 7 Rihter, në jug të Marmarasë ose në Anadoll, do të jetë një tërmet që do të prekë të gjithë rajonin e Stambollit, Bursës, Dardaneleve etj”, thotë sizmologu Suleiman Pambal.

Një tjetër sizmolog, Husein Ozturk, tha: Tani e tutje çdo tërmet është një pararojë e tërmetit të madh që presim në Stamboll. Këta tërmete të vogla thyejnë ngadalë defektet dhe çojnë në tërmete të mëdha. Si të jetë një përgatitje. Ajo hap përçarjen e madhe që do të shkaktohet. Këto tërmete janë shenjat e tërmetit të madh.

Në shumë zona të Stambollit janë vendosur tabela paralajmëruese për cunami, të cilat kanë filluar të vendosen në periudhën 2019 – 2020. Në dy vitet e fundit janë vendosur në shumë vende në plazh, për të informuar njerëzit, në rast të një tërmeti të madh dhe rreziku për cunami, se ku duhet të shkojnë.


Top Channel

You may also like