Tërmeti në Lushnje, 18-vjeçari vdes nga paniku – Shqip

by admin
Spread the love

Lëkundjet u ndien edhe në Tiranë, Elbasan e Berat

Tërmeti i rënë pak pas mesnatës së 13 Janarit në vendin tonë ka shkaktuar vdekjen e një 18-vjeçari në Lushnjë.

Daniel Rika, nga fshati Çinar humbi jetën në përpjekje për të dalë nga banesa.

Familjarët e të ndjerit shprehen se i riu nga paniku u rrëzua në momentin që tentoi të dilte jashtë banesës dhe pësoi atak kardiak. Ai mësohet se kishte probleme shëndetësore.

“Ka qenë pak i sëmurë, ra tërmeti e ëma e zgjoi nga gjumi për të dalë jashtë, i ka rënë infarkt”.

“Pas tërmetit e kanë ngritur djalin se ra tërmet dhe për momentin djali është ngritur, është trembur dhe i ka rënë infarkt”.

Trupi i të riut është dërguar për ekspertizë në spitalin e qytetit të Lushnjës.

Shumë qytetaë dolën jashtë pas lëkundjeve të para.

Qendra Sizmologjike raporton se tërmeti i regjistruar ne orën 00.12 minuta ishte me magnitudë 4.3 sipas shkallës Rihter, dhe me epiqendër në Shalës të Elbasanit.

Pas 7 minutash pati sërish tërmet, por kësaj radhe i shkallës 2,6 Rihter, po me epiqendër fshatin Shalës.

Tërmeti u ndje edhe në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.

Tv Klan

You may also like