Tërmeti në Kinë/ Shkon në 131 numri i viktimave, autoritetet: Sot përfundojmë operacionet, do të fokusohemi tek të plagosurit

by admin
Spread the love

Përpjekjeve të shpëtimit për të mbijetuarit e tërmetit që vrau të paktën 131 persona në veriperëndim të Kinës po i vjen fundi.

Autoritetet thanë të mërkurën se po përfundonin operacionet dhe tani do të fokusoheshin në trajtimin e të plagosurve dhe ndihmën e atyre që humbën shtëpitë.

Tërmeti me magnitudë 6.2 goditi provincën Gansu të hënën mbrëma, duke plagosur afërsisht 1000 persona në rajonin malor.

Mijëra punëtorë kanë punuar në temperatura nën zero, ndërsa temperaturat arritën në -13C (8.7F) të martën, raportuan mediat kineze.

Pjesë të mëdha të Kinës veriore janë kapur nga një stuhi e ftohtë, me shumë qytete që raportojnë temperatura të ulëta rekord.

Gjashtëmbëdhjetë persona mbeten të zhdukur në provincën fqinje Qinghai, në jug të Gansu.

Zyrtarët lokalë në qarkun Jishishan, më i godituri në provincën Gansu, thanë se më shumë se 5,000 ndërtesa në zonë ishin dëmtuar.

Shumë ndërtesa të tjera në provincë u goditën nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga tërmeti, ndërsa rrugët u dëmtuan.


Top Channel

You may also like