Tërmet 7.1 Rihter në Zelandën e Re

by admin
Spread the love

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të hënën Ishujt Kermadec në Zelandën e Re.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të vendit (NEMA) tha se nuk kishte “kërcënim cunami” për Zelandën e Re pas tërmetit.

“Bazuar në informacionin aktual, vlerësimi fillestar është se tërmeti nuk ka gjasa të ketë shkaktuar një cunami që do të përbëjë një kërcënim për Zelandën e Re”, thuhet në një deklaratë.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se epiqendra e tërmetit kishte një thellësi prej 49 kilometrash (30 milje).

Ishujt Kermadec ndodhen në verilindje të ishullit verior të Zelandës së Re dhe në jugperëndim të Tongës


Top Channel

You may also like