Tërheqja ukrainase nga qyteti Adviivka, Biden fajëson Kongresin amerikan që s’po i jep fonde Ukrainës – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka biseduar sot me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyn.

Gjatë bisedës me Zelenskyn, Biden fajësoi Kongresin amerikan për mungesë të paaftësive për të kaluar më shpejt ndihmën për Ukrainën, gjë që bëri që ushtarët ukrainas të tërhiqen nga qyteti kyç i Avdiivkas.

“Këtë mëngjes, ushtria e Ukrainës u detyrua të tërhiqej nga Avdiivka pasi ushtarëve ukrainas iu desh të racionalizonin municionet për shkak të pakësimit të furnizimeve si rezultat i mosveprimit të Kongresit, duke rezultuar në fitimet e para të dukshme të Rusisë në muaj”.

“Presidenti Biden theksoi nevojën që Kongresi të miratojë urgjentisht projektligjin e financimit shtesë të sigurisë kombëtare për të rifurnizuar forcat ukrainase”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Në fillim të kësaj jave, Senati ka miratuar një mbështetje prej 95.3 miliardë dollarësh, ku 60 miliardë ishin të destinuara për mbështetjen e Ukrainës.

Por, për tu lëshuar këto fonde, nevojitet edhe votimi në Kongres, ku kryetari i Dhomës, Mike Johnson, ka thënë se nuk e ka në plan ta sjell projektligjin për votim dhe se Dhoma është në një pauzë dyjavore.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Ëatson tha se tërheqja nga Avdiivka është një rezultat i drejtpërdrejtë i ngecjes së projektligjit të ndihmës së huaj në Kongres.

“Kjo është kostoja e mosveprimit të Kongresit. Ukrainasit vazhdojnë të luftojnë me guxim, por furnizimet po mbarojnë. Është e rëndësishme që Dhoma të miratojë fonde shtesë për Ukrainën pa vonesë, në mënyrë që ne t’i ofrojmë Ukrainës municionin e artilerisë dhe pajisje të tjera kritike që i nevojiten për të mbrojtur vendin e tyre”, tha ajo.

You may also like