Tërheqja e policëve të Kosovës në veri, Kurti: Po zbatojmë marrëveshjen e Bratislavës

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me tërheqjen me 25% të pranisë së policisë së Kosovës në 3 ndërtesat e komunave në veri të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë se kjo vjen pasi vlerësimit të gjendjes së sigurisë nga mbledhja që mbajtën para dy ditësh drejtues të Policisë së Kosovës me EULEX-in dhe KFOR-in.

Kryeministri Kurti shton se Kosova po zbaton me përgjegjësi dhe seriozitet, sinqeritet dhe kujdes, marrëveshjen e Bratisllavës në funksion të kërkesave të BE-së për de-eskalim.

Kurti e mbyll postimin e tij me fjalinë: Lufta hibride kundër Republikës së pavarur të Kosovës dhe qeverisë së saj demokratike e progresiste do të dështojë.

You may also like