Tentoi të grabisë bankën, policia greke plagos shqiptarin – Shqip

by admin
Spread the love

38-vjeçari kërcënoi efektivët me thikë

Një 38-vjeçar shqiptar u plagos nga policia greke mëngjesin e kësaj të marte në lagjen Colonos të Athinës.

Mediat greke shkruajnë se një person i identifikuar si Elton Zoto, me një thikë në dorë u fut në filialin e një banke ku dyshohet se ka marrë një shumë të hollash.

Njëri nga punonjësit e bankës ka arritur të aktivizojë alarmin duke bërë që në vendin e ngjarjes të mos vonojë mbërritja e një patrulle policie. 38-vjeçari shqiptar ka tentuar të largohet, por është ndjekur nga efektivët.

Pjesë e ndjekjes është bërë edhe një polic jashtë shërbimit që ndodhej rastësisht aty. Dëshmitarët thanë se dëgjuan që policia i bëri thirrje të ndalë dhe më pas pati 2 të shtëna.

Policia greke tha se u përgjigj me armë pasi autori tentoi të godiste me thikë njërin nga efektivët. Shqiptari është plagosur në bark dhe po merr mjekim në një nga spitalet e Athinës.

Tv Klan

You may also like