Tensioni rreth Tajvanit, Kina përdor në stërvitje raketën që shuan një qytet me një goditje

by admin
Spread the love

Nuk ulet tensioni midis Kinës nga një anë dhe Tajvanit Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në atë rajon të Azisë, pas fillimit të atyre që Pekini zyrtar cilëson si stërvitje ushtarake (më e madhja në histori), por që në fakt është një përgjigje e dhunshme ndaj vizitës pas 25 vitesh të një zyrtari të lartë amerikan në ishullin “rebel”, pikërisht kreu i Dhomës së Përfaqësueseve Nancy Pelosi.

Mësohet se ditën e sotme janë përdorur disa raketa balistike të afta për armë bërthamore. Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, ato janë në gjendje të shkatërrojnë një qytet të tërë vetëm me një goditje. Bëhet fjalë për raketat Dongfeng.

Dongfeng është familja kryesore e raketave balistike me rreze të shkurtër, të mesme dhe ndërkontinentale të Pekinit, disa prej të cilave mund të mbajnë ngarkesa bërthamore dhe konvencionale dhe janë projektuar për të goditur objektiva specifikë të armikut. Arma shkatërruese u projektua që në vitin 1960 me synimin që të godiste çdo qytet në Japoni. Ajo peshon rreth 1500 kilogramë.

Më pas, ushtria kineze ndërtoi disa lloje të tjera raketash, pjesë e të njëjtës familje, me të cilat synonte të shkatërronte bazat e armikut. Mendohet se versioni më shkatërrues i raketës është ai që u përdor në stërvitjet ushtarake ditën e sotme. Ministria e Mbrojtjes në Taipei konfirmoi se disa raketa balistike Dongfeng ishin gjuajtur në ujërat përreth Tajvanit, por nuk ka identifikuar ende se cili model.

Raketa ka rreze të gjatë veprimi, me një distancë operacionale prej 15,000 km. Sa i përket stërvitjes së ushtrisë kineze në ngushticën e Tajvanit, gjithçka  konsiderohet si një mesazh që Pekini i dërgon Uashingtonit, si hakmarrje ndaj vizitës së drejtueses së Dhomës së Përfaqësuesve Nensi Pelosi që zhvilloi në Taipei, të Martën dhe të Mërkurën, duke shkelur sipas Kinës integritetin territorial të vendit, pasi e konsideron Tajvanin si territor të vetin.

 

Lexo lajme interesante

You may also like