Tensionet me Serbinë, Kurti viziton Mitrovicën e veriut – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një vizitë në Mitrovicën e veriut.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendës-drejtori i Policisë për rajonin e veriut të Kosovës, Veton Elshani. Ai nuk ka dhënë detaje rreth vizitës së Kurtit, vetëm se ka konfirmuar që sot ka qenë atje.

Kujtojmë se situata në veri mbetet ende e tensionuar. Të hënën pak para mesnatës, persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në afërsi të ndërtesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut, ku si pasojë dy makina janë dëmtuar nga shpërthimi.

Faktori ndërkombëtar vazhdimisht është dukë bërë thirrje për qetësim të situatës./Klankosova.tv

You may also like