LIVE REAL-BAJERN/ Shtangen madrilenët, Alfonso Dejvis kalon në avantazh bavarezët me një supergol (VIDEO)

by admin
Spread the love

Sot në orën 21:00 ka startuar ndeshja e kthimit e raundit gjysmëfinal të Ligës së Kampioneve, midis Real Madrid dhe Bajern Mynih.

Deri më tani e kemi mësuar se kush do të jetë finalisti i parë, ndërsa sonte do të mësohet edhe i dyti, nëse do të jetë Real Madridi, ekipi më me shumë trofe në historinë e Champions, apo Bajerni, dhe të mund të shikojmë një finale totalisht gjermane në “Uemblei”.

Karlo Ançeloti e ka ekipin të kompletuar në përballjen e sotme dhe ka futur 11 lojtarët më të mirë në dispozicion në fushë. Për sa i përket Tomas Tuhel, vërehet një zgjedhje e çuditshme në rreshtimin e tij, ku mund të shohim që në vend të Goreckas ka vendosur ta startojë sfidën me mesfushorin Pavloviç.

LIVE: REAL MADRID – BAJERN MYNIH 0-1

Dejvis 68′

KOMENTI LIVE:

68′ GOOOOL BAJERN 0-1/ Shtanget “Bernabeu”, Alfonso Dejvis kalon në avantazh gjermanët me një supergol. (VIDEO) 

66′ Musiala lëviz bukur brenda zonës, provon me të majtën, por topi grushtohet nga Lunin në këndore. (VIDEO) 

60′ Nojer sërish protagonist duke i thënë “jo” gjuajtjes së Vinicius. (VIDEO) 

59′ Nojer bën sërish heroin, duke i mohuar një supergol Rodrigos nga goditja e dënimit. (VIDEO) 

55′ Ndizet supersfida, goditja e Rodrigo brenda zonës, shkon ngjitur me shtyllën e Nojerit. Me fat bavarezët në këto minuta (VIDEO) 

53′ Tjetër rast i rrezikshëm për Bajernin me Kejn, por tentativa e tij ndalet nga portieri Lunin. (VIDEO)

47′ Rastin e parë të rrezikshëm në këtë pjesë të dytë e krijon Bajerni me Dejvis, por topi devijohet dhe shkon mbi traversë. (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

39′ Zgjatje vendimtare e portierit Manuel Nojer, që i mohon golin Vinicus Zhunior, pas një harkimi në formë gjuajtje që për pak sa nuk përfundoi në rrjetë (VIDEO) 

28′ Krijohet iluzioni i golit në “Bernabeu”, Kejn provon me një gjuajtje fluturimthi, topi devijohet nga një mbrojtës dhe portieri Lunin dhe shkon në këndore. (VIDEO) 

27′ Bajerni bën një zëvendësim të detyruar, largohet nga fusha Gnabri i dëmtuar, vendin e tij e merr Alfonso Dejvis.

13′ Drithërima në portë e Bajernit, shtylla dhe Nojer i mohojnë golin Realit. (VIDEO) 

8′ Kundërpërgjigjet Bajerni me Gnabrin, por sulmuesi gabon në finalizim, teksa as nuk shënjestron portën dhe as nuk asiston për shokun e skuadrës brenda zonës. (VIDEO) 

6′ Minuta mjaft të mira për Realin, që i shkon pranë golit të avantazhit me Rodrigo, por sulmuesi brazilian nuk arrin të devijojë dot topin pavarësisht zgjatjes. Ndërkohë që Bellingham rrëzohet brenda zonë, por nuk ka penallti. (VIDEO) 

1′ Reali e nis zjarr sfidën, teksa fiton goditjen e parë nga këndi në sekondën e 17-të me Vinicius.

1′ Starton sfida në “Bernabeu”!

FORMACIONET ZYRTARE

REAL MADRID (4-3-2-1): Lunin; Karvahal, Rydiger, Naço, Mendi; Valverde, Kros, Tçuameni; Bellingam; Rodrigo, Vinicius.

Trajner: Karlo Ançeloti

BAJERN MYNIH (4-2-3-1): Nojer; Mazraui, Dajer, De Ligt, Kimish; Pavloviç, Laimer; Gnabri, Musiala, Sane; Kejn.

Trajner: Tomas Tuhel

adssdaadsdasadsadsads

PANORAMASPORT.AL

You may also like