Fuqizimi i VMRO-së sjell pazar të ulët në ofertën për koalicion me parti shqiptare…Të kthehemi si në vitet e 90-ta?! – Shqip

by admin
Spread the love

Analisti Gazmend Ajdini në emisionin Debat Plus tha se fuqizimi i VMRO-DPMNE do të ul pazarin për marrëveshje përmbajtësore me partitë shqiptare.

“Fitorja e VMRO-DPMNE-së tregon disponimin e elektoratit maqedonas. Ata kanë probleme me Bullgarinë me Greqinë, mirëpo gjithmonë fajtorët i gjejnë tek shqiptarët. Fuqizimi i VMRO-së do ta ul shumë pazarin për marrëveshje koalicioni me partitë shqiptare. Partitë shqiptare duhet të vendosin me limite në bashkëpunim me VMRO-në, nuk guxojmë ta sjellim situatën të vendos vetëm VMRO për përmbërjen parlamentare, ta sjellim gjendjen më keq se në vitet e 90-ta”, tha Ajdini. /TvKlan.mk

You may also like