Tensionet me Serbinë, Albin Kurti viziton Mitrovicën e Veriut

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një vizitë në Mitrovicën e Veriut.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendës-drejtori i Policisë për rajonin e veriut të Kosovës, Veton Elshani. Ai nuk ka dhënë detaje rreth vizitës së Kurtit, por vetëm ka konfirmuar që sot ka qenë atje.

Gazeta “Insajderi”, e cila ka publikuar edhe disa pamje, raporton se Kurti, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, është parë te lagja “Kroi i Vitakut”.

Shefi i ekzekutivit të Kosovës ka paralajmëruar se do të vizitojë sot tre policët të cilët u liruan së fundmi nga Serbia.

Njëri nga ta, Shemsi Mustafa, është me banim në Mitrovicë dhe nuk dihet nëse pjesë e agjendës së tij ishte edhe vizita e policit Mustafa. Deri tani nuk ka asnjë njoftim nga qeveria e Kosovës.

Kujtojmë se situata në veri mbetet ende e tensionuar. Të hënën pak para mesnatës, persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në afërsi të ndërtesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut, ku si pasojë dy makina janë dëmtuar nga shpërthimi.

Faktori ndërkombëtar vazhdimisht është dukë bërë thirrje për qetësim të situatës.

You may also like