Ten Hag projekton Unitedin e të ardhmes, kërkon të afrojë menjëherë tre lojtarë

by admin
Spread the love

Manchester United do të nisë edhe njëherë rikonstruksionin e ekipit duke e nisur nga trajneri. I përzgjedhuri është Erik ten Hag që sipas mediave angleze ka gjetur edhe akordin dhe sezonin tjetër do të ulet në stolin e “Djajve”.

Megjithatë, ai ka edhe kërkesat e veta për merkaton e ardhshme. Sipas asaj që raporton Sunday Express, ten Hag është vënë në lëvizje për të projektuar Manchester Unitedin e ardhshëm dhe në listën e tij të kërkesave ka edhe tre lojtarë.

Ai kërkon të marrë me veten Ajax sulmuesin e krahut Antony. Braziliani po shkëlqen këtë sezon me holandezët dhe për ten Hag duket se është një përforcim i nevojshëm për sezonin tjetër.

Edhe kërkesa e dytë e trajnerit holandez aktivizohet po tek Ajax. Bëhet fjalë për mbrojtësin Jurrien Timber. Për sa i përket mbrojtjes, bashkë me Timber, ai kërkon të transferojë edhe Jarrad Branthwaite, mbrojtës i lindur në vitin 2002 dhe aktualisht po aktivizohet tek Everton. /oversport.tv

Foto: AFC Ajax, Facebook

You may also like